The Weeknd mbyll llogarinë në Instagram, ka gati për albumin e ri
A është The Weeknd gati për ta lansuar projektin të ri? Kjo ende nuk është bërë e ditur, por kënëgtari i njohur e çaktivizoi llogarinë e Instagram-it.
Këngëtari R & B, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, çaktivizoi të mërkurën llogarinë e tij të Instagramit, gjë që nxiti thashethemet në mediat sociale se ai do të lëshojë albumin e ri menjëherë të nesërmen. Por asnjë risi nuk ka ardhur nga ana e këngëtarit.

Megjithatë, disa tifozë mendojnë se Abeli do të sjell diçka të re shumë shpejt.
“Weeknd çaktivizoi Instagramin e tij … ai më mirë të kthehet me atë album”, ishin disa nga komentet e adhuruesve të tij në Twitter.
The Weeknd ka qenë jashtëzakonisht i qetë gjatë disa muajve të fundit. Në janar, këngëtarja u shfaq me një këngë nga prodhuesi francez DJ-Gesaffelstein e cila mban titullin ” Lost in the Fire .”./Indeksoline/