75 Mall Live Search
20:23 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tetë persona të lënduar në aksidentin në Podujevë

Indeksonline raportoi sot për një aksident trafiku mes një furgoni dhe veture në Orllan të Podujevës, përkatësisht te Batllava.

Detaje për aksidentin ka dhënë për Indeksonline, zyrtarja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident janë lënduar tetë persona, ndërsa një është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Orllan të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një furgon. Mbështetur në ekzaminimet e bëra në vendngjarje, dyshohet se furgoni derisa ishte në lëvizje, për shkaqe deri tani të panjohura ka devijuar nga rruga dhe ka goditur një veture të parkuar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tetë persona një nga ta më rëndë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut. /Indeksonline/