75 Mall Live Search
21:03 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Irina Shayk ia rikujton Bradley Cooper çfarë ka humbur

Në media ndërkombëtare javën që po lëmë pas u përhap lajmi që dy yjet e njohur , modelja Irina Shayk dhe aktori, Bradley Cooper i dhanë fund lidhjes disa vjeçare.

Sipas disa burimeve të afërta me çiftin në ndarjen e dyshes ka ndikuar edhe raporti që aktori ka me këngëtaren, Lady Gaga me të cilën janë protagonist në filmin ‘A Star is Born’, shkruan Indeksonline.

Gjithë këtë histori duket se modelja 33 vjeçare e ka lënë parapa krahëve, ajo së fundi ka realizuar një fotosesion në të cilin erdhi natyrale, sensuale dhe në formë të mirë duke i rikujtuar 44 vjeçarit se çfarë ka humbur.

Ndryshe, Irina dhe Bradley janë prindër të një vajze 2 vjeçe./Indeksonline/