Hillary Clinton humb një person të dashur në familje
Ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, dje i ka vdekur vëllai i vogël, Tony Rodham.
Këtë njoftim e ka bërë vet Clinton përmes një postimi në Twitter, ku e ka përshkruar të vëllanë me fjalët të ëmbla, transmeton Indeksonline.
“Ne e humbën vëllain tonë Tonin, natën e kaluar. Është e vështirë të gjesh fjalë, sot mendja ime është e mbushur me kujtime të tij. Kur ai hynte në dhomë, e ndizte atë me të qeshura. Ai ishte i ëmbël, zemërgjerë, burrë i mrekullueshëm për Megan dhe baba i Zach, Simon e Fiona. Do të na mungojë shumë”, ka shkruar Clinton.
Toni Rodham, nuk është shfaqur shumë në publik, edhe pse pritej që të shfaqej gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.
We lost my brother Tony last night. It’s hard to find words, my mind is flooded with memories of him today. When he walked into a room he’d light it up with laughter. He was kind, generous, & a wonderful husband to Megan & father to Zach, Simon, & Fiona. We’ll miss him very much.
— Hillary Clinton (@HillaryClinton) June 8, 2019