75 Mall Live Search
23:48 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

Istogu planifikon 90 mijë euro për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët

Komuna e Istogut ka paraparë ndërtimin e disa shtëpive për të pastrehët.

Në një njoftim për kontratë bëhet e ditur se sasia e përafërt e shtëpive që do të ndërtohen është tetë.

Shtëpitë do te ndërtohen ne fshatrat e komunës se Istogut, përkatësisht tek familjaret te cilët do të jenë përfitues, transmeton Indeksonline.

E kjo kontratë pritet t’i kushtoj buxhetit të komunës 90, 000,00 euro.

Lloji  i procedurës për këtë kontratë është e hapur.

Kohëzgjatja e kontratës është pesë muaj./Indeksonline/