Fansja e surprizon Ledrin, ky është dedikimi special i saj për të
Ledri Vula padyshim se është ndër reperët më të pëlqyer shqiptarë, kjo falë këngëve të tij që gjithnjë i kthehen në hite, shkruan IndeksOnline.
Reperi kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes falë suksesit që kishte me këngën e fundit të titulluar ‘Rio’, një këngë tejet ritmike, e që menjëher mori gjithë vëmendjen e publikut.
Ai në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar pamje teksa shihet një fanse që kishte veshur një maic me mbishkrimin “El Patron Del Hip Hop”, duke i’u referuar atij si më i miri në zhanrin e tij.
E kjo me siguri i ka pëlqyer Ledrit, i cili i’a lë një mbishkrim asaj si kujtim nga ai.
Duket se me këngën e fundit Vula po fiton fansa përtej trojeve shqiptare. /IndeksOnline/
