Russell Brand dëshiron ti kërkojë falje dhe të sqarohet me ish gruan Katy Perry
Rusell Brand dëshiron që të përmirsohet për ish gruan Katy Perry.
Komiku 44 vjeçar, shpreson ta takoj pop yllin Katy 34 vjeç në Los Anxhelos për ti kërkuar falje.
Brand thuhet se e ka marrë edhe miratimin e të fejuarit të tanishëm të Katy-t , aktorin Orlando Bloom.
Sipas një burimi të ‘The Sun’, Russell shpreson ta shohë Katyn javën tjetër.
“Ai është i etur për të bërë ndryshime në gjithçka”
“Ai gjithashtu dëshiron të kërkojë falje për mënyrën si përfundoj lidhja e tyre, që e cilëson si gabim i tij si dhe kërkon falje për xhelozinë e tij të tepruar”
Kujtojmë se Katy Perry dhe Russell Brand u martuan në vitin 2010 dhe u divorcuan dy vjet më vonë /IndeksOnline/

