75 Mall Live Search
16:22 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Operohet futbollisti i Dritës, do të mungoj gjatë

Leotrim Rexhepi operohet në gju, pritet të mungoj për një kohë të gjatë

Skuadra e Dritës ka njoftuar se gardiani i tyre, Leotrim Rexhepi është operuar dhe pritet të mungoj për një kohë të gjatë.

Leo ka kryer me sukses operimin në gju, thuhet në njoftim nga Drita.

Ky është njoftimi i lëshuar nga Drita FC:

Leo e kryen operimin me sukses

Sot gardiani i klubit tonë Leotrim Rexhepi ka kryer me sukses operimin në gju!

Leo, kishte këputur ligamentin kryqëzor (ACL) dhe pas operimit do të na mungoj për një kohë të gjatë!

Shërim të shpejt LEO!