75 Mall Live Search
16:43 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se Thaçi do të përfundojë në burg!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla ka paralajmëruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mund të përfundojë shpejtë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.

Ky koment i tij erdhi pasi Thaçi paralajmëroi se do të largohet nga politika nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, ku presidenti do të votohej nga populli, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Thaçi paralajmëron: “Nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor, largohem përgjithmonë nga politika.”

Kështu thotë Hashimi, por edhe ai e di që të ardhmen e tij shumë shpejt do ta përcaktoj drejtësia!
Ky edhe mund të vazhdoj të merret me politikë, por është çështje plotësisht administrative nga cili pavion a kat i Gërdocit.