75 Mall Live Search
20:12 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Portieri i Anglisë: Shpëtova nga tallja në rrjetet sociale

Anglia ka mposhtur Zvicrën në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës së Kombeve.

Tre luanët fituan vetëm pas ekzekutimit të penalltive pasi ndeshja e rregullt dhe koha shtesë përfundoi pa gola.

Njërin nga penalltitë e shënoi portieri Pickford, shkruan Indeksonline.

Ai është shprehur i kënaqur që realizoi pasi nuk do të ngacmohet në rrjetet sociale.

“Unë jam vetëm i kënaqur që e shënova penalltinë pasi që nuk do të ngacmohem në Twitter”, ka thënë portieri i Anglisë.

Anglia me këtë rast ka fituar 8 milionë euro nga garat. /IndeksOnline/