75 Mall Live Search
20:49 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Boksieri meksikan përfundon në koma pas grushteve që pëson

Një ndeshje boksi në Meksikë ka përfunduar në dramë. Felipe “Gallito” Orocuta, më parë dy herë kampion bote në peshat 48-51 kilogram ka përfunduar në gjendje koma për shkak të goditje që i dha kundërshtari i tij, Jonathan “Titan” Rodriguez.

Ishte raundi i 10-të kur Rodriguez nisi të godasë furishëm në fytyrën e Orocuta, duke e lënë të shtrirë në tokë.

Menjëherë në ndihmë të tij vjen një mjek sepse boksieri ka probleme me frymëmarrjen, për këtë shkak u dërgua me urgjencë në spital, aty ku vendosen ta kalojnë në koma farmakologjike, e njohur si një koma e shkaktuar nga vetë mjekët.