Palmer viziton sot Serbinë, diskutohet për Kosovën
Zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Mattheë Palmer, do të zhvillojë sot një vizitës zyrtare në Beograd.
Një takim të ngjahsëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Plamer e pati edhe në tetorin e kaluar, kur tha se ShBA mbështet dialogun Kosovë-Serbi me qëllim të arritjes së marrëveshjes që do të çonte në normalizim e plotë të marrdhënieve.
E për takimin e sotëm nuk janë bërë publike temat të cilat do të diskutohen, por sipas mediave serbe një ndër temat kyçe do të jetë përsëri çështja e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ky takim zhvillohet për më shumë se dy javë para samitit të Paris-it, teksa një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së ka deklaruar se Amerikan është e gatshme të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të Paris-it, por që ende nuk është marrë ndonjë vendim.
Duhet përkujtuar që gjatë vizitës së kaluar në Serbi, Palmer deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet shfrytëzuar mundësinë historike për të arritur marrëveshjen e cila do të jetë fitimprurëse për të dyja palët, duke theksuar se është koha për kompromis dhe fleksibilitet./Indeksonline/