75 Mall Live Search
10:11 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Këngëtari Meda e kujton legjendën Fadil Vokrri me këtë dedikim prekës

Këngëtari i njohur i muzikës shqiptare, Mehdin Pergjeçaj që njihet me emrin artistik Meda së fundmi ka bërë një dedikim të dhimbshëm për legjendën e futbollit shqiptarë Fadil Vokrri në 1 vjetorin e vdekjes së tij, shkruan IndeksOnline.

Duke qenë se Meda njihet si një adhurues i madh i futbollit, ai vazhdimisht është përpjekur që në secilën formë të ndihmojë zhvillimin e futbollit në Kosovë.

Ai nuk e ka harruar ‘Mikun e tij’, i cili ka mbushur 1 vit prej që nuk është më në mesin tonë.

“Një vit pa ty legjend, fjalt, rreshtat e vargjet për ty nuk mjaftojnë, por një gja është realitet mbar Kosova e shqiptaria janë dhe do jenë krenarë me ty e me veprat tua! I leht të qoftë dheu i Kosovës…! Lamtumir miku im” : Këto ishin fjalët e Medës dedikuar legjendës Fadil Vokrri.  /IndeksOnline/