75 Mall Live Search
10:12 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kontroll e rreptë në Burgun e Dubravës, konfiskohen gjëra të kontrabanduara

Mbrëmë rreth orës 21:45,  Departamenti i Sigurimit dhe Njësiti Intervenues i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë realizuar  një operacion  kontrollues në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas SHKK-së, gjatë realizimit të këtij operacioni janë gjetur gjëra të palejueshme, me ç ‘rast janë  konfiskuar dy telefona celularë, tri sim kartela, dy ngjitës special, dy usb dhe një mikroqip.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.

“Operacioni është monitoruar nga stafi i lartë menaxhues i Q.K Dubravë, e gjithë proceduar ka qenë e befasishme dhe profesionale.

Me qëllim të parandalimit dhe reduktimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me operacione të rregullta të kontrollës nëpër të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit”, thuhet në njoftim./Indeksonline/