75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

​Rekrutët e ri të FSK-së fillojnë trajnimin bazik në Ferizaj

Në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë filluar fushatën e rekrutimit për pjesëtarët e rinj të FSK-së.

Pas disa proceduarve të rekrutimit, fazave testuese dhe seleksionuese të një numri mjaft të madh të konkurruesve, FSK-ja ka arritur të përzgjedhë 649 rekrutë, të cilët me sukses i kanë kaluar të gjitha këto faza.Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në kazermën “Skënderbeu”  në Ferizaj, ka filluar faza e parë e trajnimit për grupin e parë të rekrutëve prej  350 pjesëtarësh, e cila do të zgjasë nëntë javë.

Rekrutët u pritën nga komandantët e kompanive, të cilët pasi iu uruan mirëseardhje rekrutëve të rinj të FSK-së, në pika të shkurtra i njoftuan edhe me rregullat e përgjithshme të Qendrës së Trajnimit.

Më pas, rekrutët, të udhëhequr nga instruktorët e tyre, vazhduan sistemimin në Qendrën për Stërvitje të KDS, duke u pajisur me uniforma ushtarake për të vazhduar me angazhimet e tyre ditore dhe testimet fizike gjatë trajnimit bazik në këtë qendër. Në kuadër të planit të trajnimeve, grupi i dytë i rekrutëve do të fillojë trajnimin në shtator, me qëllim të plotësimit të strukturës së FSK-së me personel të trajnuar dhe të gatshëm për të përmbushur misionin dhe detyrat e FSK-së.