Zyrtarë nga Lugina e Mali i Zi në drekë me Kurtin për 141-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Lidhja e Prizrenit së bashku me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në drekën e shtruar nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, për nder të 141-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Kurti ka bërë të ditur edhe pjesëmarrësit në këtë drekë.

Postimi i plotë i Kurtit:
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot shtroi një drekë për nder të 141 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit. Këtu ishin kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, Asamblistja e Kuvendit Komunal dhe ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Prof.Dr. Blerim Reka, kryetari i SDA-Sanxhak, Sulejman Ugljanin, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika nga Ulqini, këshilltari i komunës së Tuzit, Smajl Çunmulaj, stërnip i Çun Mulës, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, kryetari i Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s, Glauk Konjufca, deputetët e VETËVENDOSJE!-s, Drita Millaku, Arbërie Nagavci e Arbër Rexhaj, kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, z. Ismet Azizi, ish deputeti dhe ekonomisti, Driton Tali, Prof. Dr. Nexhmedin Spahiu etj.
10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi.

