Hoti huazoi 5 mijë euro për të blerë truall
Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, për të blerë truall të ri ka përdorur një metodë goxha të vjetër.
Ai nga një person ka huazuar 5 mijë euro, e kthimin e të cilave nuk e ka me afat të caktuar.
Përveç 5 mijë eurove, Hoti në deklarimin e pasurisë ka bërë të ditur se ka edhe një borxh tjetër, kësaj radhe në formë të kredisë, përcjellë Indeksonline.
Këtë kredi deputeti i LDK-së i ka marrë në prill të viti të kaluar ndërsa do e përfundojë në fund të viti 2020.
Shuma e kësaj kredie është mbi 27 mijë e 600 euro, derisa është marrë për të blerë një banesë.
Hoti si pronë të përbashkët ka deklaruar tri banesa.
Njëra e blerë nëntë vite më parë në vlerë prej 68 mijë euro, tjetra 60 mijë eurosh dhe e fundit në vlerë prej 105 mijë eurosh e blerë viti e kaluar.



