75 Mall Live Search
10:09 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

5 orë debat për të shkarkuar Metën, Konferenca e Kryetarëve miratoi mocionin

Konferenca e Kryetarëve miratoi mocionin me debat të kërkuar nga Partia Socialiste në lidhje me vendimin e presidentit Meta për tërheqjen e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mocioni me debat i kërkuar nga socialistët do të përfundojë me miratimin e një rezolute për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjatë seancës së të enjtes pritet të debatohet rreth 5 orë për mocionin që pritet të çojë në shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Mazhoranca e cilësoi dje vendimin e presidentit Meta një akt të pavlefshëm në tejkalim të kompetencave. /A2/