75 Mall Live Search
10:55 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: S’mund të kthehemi mbrapa e të diskutojmë për kufijtë, kemi marrëveshje për këtë çështje

Një marrëveshje kornizë, në të cilën do të sqarohej se për çfarë duhet të bisedojë Kosova me Serbinë, është garancë për vazhdimin e dialogut, përcjellë Indeksonline.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje nëse nuk qartësohet se do të zhvillohet më tutje.

“Është shumë me rëndësi që të kemi një pozicion krijues si Kosovë, të krijojmë, ne vetëm kemi punuar si Kosovë pozicionin në tema, Qeveria e vendit, delegacioni shtetëror, institucionet e vendit. Sa na përket ne, Parisi mund të mbahet, pra jemi në përgatitje jemi në punë. Mendojmë se për me mujt me ec përpara një marrëveshje kornizë e asaj që duhet me u marrë vesh është e nevojshme. Jo vetëm për Paris, por edhe nëse nuk ndodh Parisi se mundet të mos ndodhë, por jo për fajin e Kosovës e kam thënë edhe njëherë, por edhe në vjeshtë nëse rikthehet dialogu e Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i riu tani pas Mogherinit, prapë duhet një kornizë marrëveshje për të ditë se çfarë do të dialogohet. Pa këtë marrëveshje kornize të njohjes reciproke ku janë elementët, nuk ka logjikë”.

Kreu i Qeverisë ka vënë në pikëpyetje se pse duhet të diskutohen me Serbinë kufijtë, nëse për këtë çështje është arritur marrëveshja vite më parë.

“ Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë të avancuar, jo që nuk kanë probleme me kufijtë, por kanë marrëdhënie shumë të avancuar për menaxhimin e integruar të kufijve, pra ka marrëveshje ndërkombëtare. Nuk mundet Kosova me u rikthye mbrapa me ridiskutuar IBM, ajo është e diskutuar, është marrëveshje duhet me u zbatuar, për këtë arsye marrëveshja kornizë se çfarë do të diskutojm njëherë është garanci se a do të ketë dialog apo jo, pra nuk ka nevojë veç dialog për turizëm, por dialog në bazë të një marrëveshje për çka do të flasim.[…]Ne duhet ta dimë çka është dialogu dhe për çka do të flitet, për këtë dialog jemi të gatshëm. Turizëm, shkojmë në Paris edhe për qejf, ose shkojmë edhe diku tjetër për qejf, por nuk ka logjikë ne asnjë hap ta bëjmë të gabuar si Kosovë. Unë nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje që nuk ka qartësi se për çka dhe si do të ecë procesi më tutje ”, tha Haradinaj.