Haradinaj takon Helbach, flasin për dialogun e vizat
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim pune drejtorin për Ballkan në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Christian Helbach.
Haradinaj deklaroi se ky takim ishte me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike të vendit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Berlinin zyrtar, por janë diksutuar edhe për shumë procese të tjera të rëndësishme për vendin.
“Takimi me Kancelaren Merkel, kërkesa e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, procesi i dialogimit me Serbinë, nevoja për kornizimin e këtij dialogu dhe fuqizimi i partneritetit politik me Gjermaninë, ishin disa nga çështjet që diskutuam”, shkroi Haradinaj.