75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Limaj takim të veçantë për shënim të 20-vjetorit të çlirimit të vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka pasur një takim të veçantë në shënim të 20-vjetorit të çlirimit të vendit.

Limaj ka pritur të rinj të cilët bartin emra që simbolizon çlirimin e Kosovës.

“Djem dhe vajza të pagëzuar me emrat Çlirim dhe Çlirimtare të cilët kanë lindur në vitet 1999-2000, në epokën e lirisë së Kosovës dhe të cilët me krenari mbajnë këta emra”, ka shkruar Limaj.

Limaj i cili në luftë mbante nofkën Komandant “Çeliku”, ka thënë se këta emra të veçantë tregojnë historinë e lavdishme të Kosovës dhe ne mesin e vizitorëve ai ka pasur fëmije të bashkëluftëtarëve të cilët e mbajnë me plotë kuptim këtë emër.

Kryetari i Nismës në këtë ditë të rëndësishme të çlirimit të vendit ka kujtuar të gjithë dëshmorët dhe martirët të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës duke falënderuar edhe miqtë ndërkombëtare që ndihmuan për lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Limajt:

Emocion i veçantë që në shënim të 20-vjetorit të çlirimit të vendit të pres të rinj të cilët bartin emra që simbolizojnë çlirimin e Kosovës.

Djem dhe vajza të  pagëzuar me emrat Çlirim dhe Çlirimtare të cilët kanë lindur në vitet 1999-2000 në epokën e lirisë së Kosovës dhe të cilët me krenari mbajnë këta emra.

Këta emra të veçantë tregojnë historinë e lavdishme të Kosovës dhe në mesin e vizitorëve pata fëmijë të bashkëluftëtarëve të cilët e mbajnë me plot kuptim këtë emër.

Emrat tuaj dhe puna juaj në shërbim të vendit do të jenë motiv dhe pjesë e  historive e rrëfimeve për lirinë e vendit e brezave që do të vijnë.

Në këtë ditë të rëndësishme të çlirimit të vendit kujtojmë të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës.

Gjenerata jonë është me fat që kurorëzoi ëndrrën ndër breza për të pasur shtetin tonë.

Falënderime e mirënjohje për aleatët tanë ndërkombëtarë të cilët na ndihmuan në rrugëtimin tonë drejt lirisë.

Lavdi dëshmorëve të këtij brezi dhe brezave të mëhershëm. Lavdi martirëve dhe të gjithë atyre që u flijuan për çlirimin e vendit.

FL