Bytyqi: Së shpejti studime pa pagesë të studentëve nga Kosova në Çeki
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi ka pritur sot në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, Randall K. Filer, me të cilin ka biseduar lidhur me arsimin e lartë në Kosovë.
Bytyqi ka shkruar në një postim në Facebook se së shpejti studentët kosovarë do të kryejnë studime pa pagesë në Republikën e Çekisë, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Bytyqit:
Së shpejti studime pa pagesë në Republikën e Çekisë
Kam pritur në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, profesorin e nderuar Randall K. Filer, me të cilin bisedova lidhur me arsimin e lartë në Kosovë.
Qendra për kërkime ekonomike dhe pasuniversitare- Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë.
Lajmi më i mirë është se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do të ju mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë Master dhe PhD, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë. /Indeksonline/