75 Mall Live Search
17:12 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

16 vjeçarja mbytet nga rryma në Gjilan

Një vajzë 16 vjeçe nga fshati Capar i Gjilanit ka vdekur nga kontakti me rrymën që ka pasur.

Familjarët kanë ftuar emergjencën dhe policinë në vendin e ngjarjes, të njëjtit vajzën e kanë nisur për Spital, megjithatë gjatë rrugës janë takuar me autoambulancën ku ekipi mjekësor edhe e ka konstatuar vdekjen e saj.

Trupi i pajetë i vajzës është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion.

Nuk dihen arsyet se si është shkaktuar incidenti me rrymë, mirëpo policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.