I shpallet dënimi ish menaxherit të Britney Spears, këto janë arsyet
Ish
menagjeri i këngëtares së njohur Britney Spears, Sam Lutfi tashmë përbën një kërcënim
të madh për të dhe për familjen e saj. Andaj ata kanë angazhuar një avokat që
ta mbajnë Sam-in larg nga Britney, transmeton IndeksOnline.
Një gjyqtarë dha urdhërin e prerë kundër Lutfit në Gjykatën e Lartë të Qarkut në
L.A. Teksa Lutfi ishte atje, Britney nuk ishte! Babai i saj dhe avokatët po
flasin në emër të saj.
Në fund gjykata vendosi se Britney dhe familja e saj kishin nevojë për
mbrojtje. Lutfi duhet të qëndrojë të paktën 200 metra larg nga Britney, familja e saj,
dhe të distancohet nga komentet e çmendura për Britnin.
Sipas TMZ, Britney shkoi në gjykatë për të kërkuar një urdhër ndalimi ndaj
Lutfit, muajin e kaluar duke pretenduar se ai ishte përpjekur ta ngacmonte dhe
të hynte në konflikt me prindërit e saj.
Tani, urdhëri i përhershëm i kufizimit ndaj Lutfit, do të jetë në fuqi për 5
vitet e ardhshme. /IndeksOnline/


