Moda e fundit, Victoria Beckham me këpucë 2 numra më të mëdha
Pas Meghan Markle, tashmë sipas DailyMail edhe ylli i ‘Spice Girls’ Victoria Beckham po e sjellë një modë interesante në skenë, transmeton Indeksonline.
Modelja Victoria Beckham njihet për stilin e saj të veçantë dhe paraqitjet interesante që i bën në paraqitjet publike.
Stilistja e modës, 45 vjeçare mbante të mbathura këpucë të gjelbërta, që dukeshin të jenë një madhësi shumë më e madhe se numri real i saj.
Në paraqitjen e saj në ‘West Hollywood’ ajo la përshtypje me këtë modë që po e sjellë. /Indeksonline/
