Pogba i thotë “PO” Juventusit
Sipas raportimeve të gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport” këtë mëngjes, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka dhënë përgjigje pozitive për një rikthim tek Juventus.
Thuhet se Pogba ka dhënë përgjigje pozitive për të hapur derën që ai të kthehet në Juventus dhe tani bianconerët do të përpiqen që të arrrijnë marrëveshje me gjigandët e Premier Ligës.
Manchester United janë duke kërkuar mbi 150 milionë euro për yllin francez, ndërsa Juventus thuhet se janë të gatshëm që të sakrifikojnë ndonjë prej lojtarëve të tyre që të zbresin cmimin e Pogbas. /IndeksOnline/