75 Mall Live Search
19:29 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Unë i thash që të kujdeset për flokët e tij dhe unë do të kujdesem për të mijat” – Historia qesharake e Neres dhe Ten Hag

Talenti i Ajax që po kërkohet nga shumë ekipe, David Neres në një intervistë ka treguar një histori interesante mes tij dhe trajnerit të Ajax, Erik ten Hag.

“Erik ten Hag një ditë më tha që të kujdesem për flokët e mija, unë i thash që të kujdeset për flokët e veta dhe unë do të kujdesem për të mijat. Ai më la në bankë rezervë për dy ndeshje radhazi.”, u shprehë Neres.

Braziliani me gjithë ekipin e Ajax ishin fenomeni i këtij viti në futbollin evropian. Ata arritën deri në gjysmë finale të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/