75 Mall Live Search
21:04 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e mikut dhe bashkëpunëtorit Agim Bucolli

Ish- drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies në komunë e Kamenicës, Agim Bucolli humbi jetën në aksident trafiku që ndodhi ditë më parë në rrugën Prekovc-Llabjan.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Begjet Pacolli përmes një statusi në Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Pacolli u shpreh se vdekja e Agimit ka lënë zbrazëtirë në familjen, rrethin e miqve dhe bashkëpunëtorëve, shkruan Indeksonline.

Statusi i plotë i tij:

Gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Republikën Çeke, mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tonë në AKR Agim Bucollit. 
Në raste të tilla, fjalët e mira nuk mjaftojnë, mirëpo Agimi i urtë dhe i hareshëm do ta lë një zbrazëtirë në familjen e tij, në rrethin e miqve dhe bashkëpunëtorëve. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës,Agim