75 Mall Live Search
22:02 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rita Ora kujton vizitën në Kosovë!

Këmgëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora gjatë muajit prill vizitojë Kosovën në kuadër të ‘UNICEF’.

28 vjeçarja gjatë qëndrimit në vendin e lindjes ka vizituar një qendër të kopshtit të fëmijëve që mbështet familjet lokale si pjesë e punës së saj si ambasadore e Unicef, shkruan Indeksonline.

 Rita ka rikujtuar edhe një herë këtë vizit me disa imazh të publikuar në faqen e saj zyrtare në ‘Instagram’.

“Në prill, unë shkova në Kosovë në mbështetje të ‘Socceraid’ për ‘unicef_uk’ për të parë punën e mahnitshme që Unicef ​​bën për të mbështetur dhe përmirësuar jetën e fëmijëve. Kam vizituar një qendër të kopshtit të fëmijëve që mbështet familjet lokale duke i dhënë fëmijëve një vend ku të shkojnë çdo ditë për të ngrënë ushqime të nxehta, për të mësuar, zhvilluar dhe luajtur”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve./Indeksonline/