Një sirenë si Emily Ratajkowski! Ekspozon trupin në plazh
Ajo
festoi ditëlindjen e saj të 28 javën e kaluar, në një ndejë të ‘çmendur’ të
organizuar në New York City, transmeton Indeksonline.
Ditëve të fundit, Emily Ratajkowski ka shijuar momente tropikale me burrin e
saj Sebastian Bear-McClard dhe disa miq special si Josh Ostovsky, i njohur si
The Fat Jewish.
Në fotografitë e fundit, Ratajkowski tregoi kthesat e saj të lehta femërore, në
rroba banje blu të lidhura rreth belit.
Bukuroshja e lindur në Britani u vendos në rërë, nën një palmë, me ujin e bukur
blu të oqeanit në sfond.
Në një tjetër pozë, ajo u fotografua nga disa shkëmbinj më lart, ndërsa u
paraqit me valët që përshkonin trupin e saj. /Indeksonline/


