Reperi Gjiko merr urimin më të ëmbël për ‘Ditën e Babait’
Bashkëshortja
e reperit Gjiko, Elita Rudi ka zgjedhur që me disa pamje të djalit të tyre
Zërit, t’ia uroj ‘Ditën e Babait’ burrit të saj, shkruan Indeksonline.
Ajo ka zgjedhur fjalët më të bukura dhe më falenderuese për ta uruar Gjikon.
“Urime ‘Dita e Babait’ për mbretin e kështjellës tone. Faleminderit që qëndrove
gjithë këtë kohë me ne në shtëpi, duke më ndihmuar të mos kem ndonjë ndjenjë
depresioni pas lindjes. Ne do të jemi gjithmonë falenderues dhe tani je i lire që
ta ‘ndezësh’ verën me muzikën tënde. Unë dhe Zëri jemi fansat tu më të mëdhenjë.
Të duam shumë, babai më i mire në botë.” : ishin fjalët e Elitës drejtuar
Gjikos.
Kujtojmë që projekti i fundit i Gjikos në bashkëpunim me Butrint Imerin ishte
tejet i suksesshëm, dhe u prit mire nga publiku. /Indeksonline/