75 Mall Live Search
13:54 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lampard favorit për ta drejtuar Chelsean

Legjenda e Chelseat, Frank Lampard mund ta drejtoj ekipin londinez në edicionin e ardhshëm.

Së shpejti pritet të zyrtarizohet largimi i Maurizio Sarrit dhe zyrtarët e ‘bluve’ kanë shprehur interesim që Lampard ta pasoj italianin.

Ish mesfushori anglez së fundi ka drejtuar Derby Countyn me të cilin shkoi deri në finale të playoffit në Championship, por nuk arriti ta inkuadronte në Premier Ligë.

Daily Mail raporton se presidenti i Chelseat, Roman Abramovich i ka garantuar Lampardit së paku 2 vite punë në Stamford Bridge si trajner. /Indeksonline/