E kërcënuan me publikimin e imazheve intime, aktorja i poston vet ato!
Aktorja e famshme, Bella Thorne ishte kërcënuar nga një haker se ai posedonte imazh personale të saj të cilat do t’i publikonte.
Por, aktorja 21 vjeçare e ka fituar ‘luftën’ ndaj shantazhuesit duke i publikuar vet ato në llogarinë e saj në ‘twitter’, shkruan Indeksonline.

“Është sikur ti dhe fuqia që mendon se ke për mua. Në 24 orët e fundit unë kam qenë e kërcënuar me fotografitë e mia dhe ndihem e neveritshme sikur dikush të më marrë diçka, të cilat dëshiroja t’i shihte vetëm një person. Do të flas për këtë rast në librin tim të ri” ka shkruar aktorja pas postimit të imazheve personale.

Aktorja deklaroj se tani mund të fle e qetë dhe se askush nuk mund ta kontrolloj jetën e saj përveçse asaj./Indeksonline/
