75 Mall Live Search
10:13 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pozicionimi pro Kosovës i presidentit të ndjerë egjiptian

Presidenti tashmë i ndjerë në Republikën Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi kishte një pozicionim pro Republikës së Kosovës.

Ai në qershor të vitit 2013 kishte njohur shtetin tonë.

Egjipti, që njihet si një nga vendet më të populluara në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe vendi me më ndikim në këtë pjesë, kishte bërë një pritje të veçantë edhe për një delegacion nga Kosova.

Në foton e siguruar nga “Indeksonline” shihet presidenti Thaçi, atë kohë kryeministër, së bashku me ministrin, Enver Hoxhaj, ambasadorin Rexhep Boja si dhe Beqir Ismaili, drejtor i Akademisë Diplomatike te Kosovës.

Vlen të theksohet se ish-presidenti egjiptian vdiq dje në moshën 67 vjeç.

Ai ishte në paraburgim që nga largimi  nga detyra në vitin 2013. /Indeksonline/