75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ava Max publikon imazhe nga fëmijëria, kështu dukej ajo!

Emrave më të njohur në botë të muzikës prej kohësh iu ka bashkuar edhe një këngëtare tjetër shqiptare.

Është këngëtarja e re dhe shumë e talentuar, Ava Max e cila ka prejardhje nga Saranda ndërsa ka lindur dhe jetuar në Amerikë, shkruan Indeksonline.

Ylli i hitit ‘Sweet but Psycho’ në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ka publikuar një fotografi nga fëmijëria.

Përmes këtij imazhi ajo ka treguar se që nga ajo kohë ajo ka qenë e ‘çmendur’.

Kujtojmë që së fundi 24 vjeçarja është takuar edhe me dy yjet e tjera shqiptare të muzikës ndërkombëtare, Rita Ora dhe Dua Lipa./Indeksonline/