Arrestimi i Platinisë i’a thyen zemrën Linekerit
Gary Lineker ka reaguar pas arrestimit të ish presidentit të Uefa-së, Michel Platini.
Francezi u arrestua sot në Paris me dyshimet për korrupsion, në kandidimin e Katarit për të organizuar kampionatin botëror në vitin 2022.
Në një postim në Twitter, Lineker shkruan: “Arrestimi i Platinisë lajm i hidhur dhe dëshpërues. Ai ishte futbollist, një nga ne”.
Disa vite më parë, Platini kishte planifikuar të udhëheq FIFA-në, por pas një vendimi të gjykatës ai është përjashtuar për 4 vite nga çdo aktivitet futbollistik. /Indeksonline/