75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja, Rabiot do t’i bashkohet Juventusit

Adrien Rabiot duket se ka vendosur të bashkohet përfundimisht me Juventusin në Serie A.

Pasi i mbaroi kontrata te PSG, mesfushori francez mund të largohet pa asnjë cent nga kampionët e Ligue 1, shkruan Indeksonline.

Sipas ‘El Chiringuito’, një burim spanjoll i afërt me Real Madridin i cili vlerësohet si një nga të parët që raporton se Ronaldo po bashkohet me Juven, tani po raportojnë se Rabiot pajtohet me kushtet për një transferim të lirë te Juventusi.

Mesfushori francez do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me Juventusin dhe do të marrë 7 milionë euro në sezonin plus bonuset që mund të arrijnë deri në 10 milionë euro. /IndeksOnline/