Jevtiq takohet me krerët e OSBE-së dhe UNCHR-së në Kosovë, flet për kthimin e serbëve
Ministri për Kthim dhe Komunitete në Kosovë, Dalibor Jevtiq ka zhvilluar sot një takim me krerët e misioneve të OSBE-së dhe UNCHR-së në Kosovë, Erol Ardukom dhe Jan Braathu.
Në këtë takim u diskutua procesi i kthimit të komuniteteve në Kosovë.
Jevtiq ka theksuar se është e rëndësishëm që përpos ministrisë për Kthim edhe institucionet e tjera të ndihmojnë në procesin e kthimit të serbëve në Kosovë, transmeton Indeksonline.
“Ajo që ne duam është të kemi një komunikim të ndershëm dhe koordinim me institucionet që të ndihmojnë procesin e kthimit dhe që të rregullojnë këtë në mënyrë efikase”, tha ai./Indeksonline/