Merkel: Rusisë nuk i hiqen sanksionet deri sa Krimea t’i kthehet Ukrainës
Kancelarja gjermane, Angela Merkel priti në një takim presidentin e ri të Ukrainës, Zelenskiy me të cilin mbajti dhe një konferencë për shtyp.
Merkel, deklaroi para gazetarëve, se bisedoi me presidentin e ri ukrainas për Marrëveshjen e Minskut dhe për zhvillimet e fundit në Ukrainë. Sipas lideres gjermane, sanksionet ndaj Rusisë do të mbeten në fuqi deri sa të respektojë sovranitetin e shkelur të Ukrainës.
“Për sa kohë që nuk ka zhvillime pozitive në këtë drejtim, sanksionet nuk mund të hiqen pasi ato janë të lidhura me çështjen e Krimesë. Këto sanksione ndaj Rusisë mund të tërhiqen vetëm kur Krimea t’i kthehet Ukrainës”, deklaroi Merkel.