Google Calendar probleme në mbarë botën
Kompania konfirmoi ndërprerjen e shërbimit përmes Statusit të G Suite duke thënë se ishte duke hetuar problemet me Google Calendar.
Google Calendar u godit nga disa probleme aksesi pasditen e të Martës të cila tu përhapen me shpejtë në mbarë botën.
Kompania konfirmoi ndërprerjen e shërbimit përmes Statusit të G Suite duke thënë se ishte duke hetuar problemet me Google Calendar dhe premtoi informacion lidhur me ngjarjen.
Sipas raportimeve përdoruesit nuk aksesonin dot shërbimin. Shërbimet e tjera të Google nuk janë prekur nga problemi i Google Calendar.
Në këto momente shërbimi duket se i është kthyer normalitetit ndërsa Google tha se prioriteti numër një i kompanisë është qëndrueshmëria dhe cilësia e shërbimeve.
Ende nuk ka një shpjegim nga Google çfarë e ka shkaktuar ndërprerjen.