E inskenuan një sulm seksual në Pejë, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një inskenim seksual ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Gjatë hetimeve është vërtetuar se rasti ka qenë i inskenuar sepse gjatë intervistimit të dy palëve është verifikuar se viktima është në lidhje dashurie me dëshmitarin dhe e tëra ajo ka ndodhur me pëlqimin e dy palëve.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. /Indeksonline/
