75 Mall Live Search
11:25 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gazetari Marin Mema: Gjithmonë e kam ndier vetën si shqiptar i Kosovës

Gazetari i njohur shqiptar, Marin Mema ishte i pranishëm në zbulimin e shqiponjës gjigante në qytetin e Podujevës.

Sipas tij, ky monument simbolizon sakrificat, lotët, dhimbjet e nënave, baballarëve, fëmijëve.

Mema, gjatë manifestimit, tha se ndjesia e tij gjithmonë ishte si “shqiptar i Kosovës”, shkruan Indeksonline

“Të përulemi për gjithë atë që kemi kaluar.  Dua të përulem përballë sakrificës së luftëtareve. Pëballë veprës së tyre, asaj vepre që nuk vdes kurrë.  Kishte shumë prej tyre që mund të bënin një jetë komode, të pa luftuar, por zgjodhën të luftojnë dhe të vdesin për kombin e tyre. Shpirtrat e tyre, zëri i tyre më thërret, sepse e kam thënë gjithmonë, sepse unë e kam ndjere vetën si shqiptar i Kosovës. Unë nuk kam lejuar dhe s’do të lejojë që të përpiqet të më përçajnë me vëllezërit dhe motrat këtu në dardani sepse historinë e kemi bashkë dhe gjakun e kemi bashkë. Por, absolutisht edhe të ardhmen askush s’mund ta ndal ta kemi bashkë”, ka deklaruar ai.