75 Mall Live Search
16:41 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Un Inspektori’ premierë më 28 qershor në Teatrin ‘Adriana’

Më 28 qershor në Teatrin “Adriana” në Ferizaj shfaqet premiera e komedisë “UN INSPEKTORI” me tekst të David Farr dhe regji të Erson Zymberit.

“UN INSPEKTORI” eksploron lakminë njerëzore, imoralitetin, korrupsionin dhe zhvatjen e shtetit.

Një prej adaptimeve më të veçanta të një vepreje, e cila i qëndron besnike veprës origjinale “Revizori” të Gogolit. E përditësuar me elegancë e plot sharmë dhe e përshtatur me kualitetet e politikës së shekullit XXI, shfaqja sjellë momente e situata super komike bashkë me një trajtim imagjinativ regjisorial.

Repriza do të jepet më 29 qershor.