75 Mall Live Search
12:00 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosnett dhe Haziri përurojnë dhomën e kamerave në policinë e Gjilanit

Ka filluar sot vizita e ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, i cili gjatë ditës po qëndron në Gjilan.

Fillimisht, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ambasadorin Kosnett kanë vizituar Polcinë Regjionale, ku kanë përuruar projektin e dhomës operative të kamerave, ndërkaq më pas e ka zhvilluar një takim në zyrën e tij.

Ndërkohë, në ora 14:30, kryetari Haziri dhe ambasadori amerikan Kosnett, vizitojnë gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, ku më pas do të ketë prononcim për media.