75 Mall Live Search
07:48 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lunges Vs. Squats: Kë duhet të zgjidhni

Squat është ushtrimi më i preferuar dhe rekomanduar nga trajnerët e palestrave për të formuar vithet dhe këmbët tuaj. A është ajo zgjidhja e vetme?

Nuk do ta besoni por yjet si Ariana Grande, Nina Dobrev, Behati Prinsloo, Lady Gaga, Hilary Duff, Rihanna nuk kanë bërë kurrë në jetën e tyre një squat dhe kanë vithe dhe këmbë të bukura.

Por si ja arrijnë? Instruktori i tyre dhe shumë yjeve të tjerë, Harley Pasternak, kundërshton bërjen e squat.

“Ekzistojnë shumë ushtrime që mund të punojnë me pjesën e vitheve dhe këmbëve, por kjo nuk do të thotë se të gjitha janë të mira. Squats nuk janë një ushtrim i lehtë, pasi ushtron shumë peshë në mesin tuaj dhe nuk më pëlqen ta përdor atë për klientët e mi” ka thënë Harley Pasternak.

Një zëvendësim i mirë i tij janë lunges dhe llojet e ndryshme të tij. Ato punojnë me pjesën të ndryshme të muskujve dhe njëkohësisht me të dyja këmbët, pa forcuar  njërën më shumë dhe tjetrën më pak si në rastin e Squats. Prandaj nëse jeni në dilemë se kë ushtrim të bëni për këmbë dhe vithe të bukura, zgjidhni Lunges.