75 Mall Live Search
14:02 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Kce me mu. Të dua shumë”: Rita Ora jep një mesazh në gjuhën shqipe

Në fund të muajit qershor, në Cyrih të Zvicrrës do të mbahet festivali i parë shqiptarë (open-air) që quhet ‘Alba Festival’, shkruan Indeksonline.

Organizimi i këtij festivali ka marrë edhe vëmendjen e mediave zvicerane, që e vlersojnë këtë organizim si një event unik për sa i përket kultures dhe argëtimit të komuniteteve të huaja në Zvicërr.

Pjesë e këtij festivali pritet të jetë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ajo në një Insta Story ka bërë thirrje që të ketë sa më shumë të pranishëm, dhe në një formë e ka konfirmuar pjesmarrjen. Fjalët në gjuhën shqipe që ka përdorur bukuroshja e bëjnë edhe më të bukur këtë mesazh /Indeksonline/