Tayna e bën edhe më ‘nxehtë’, me imazh nga prapaskenat ‘djeg’
Reperja e njohur dhe mjaft e talentuar, Tayna së fundi ka publikuar projektin e ri ‘Caliente’ .
Kënga e re përveç që u mirëprit nga adhuruesit e këngëtares, ajo tashmë është kthyer në një hit veror dhe po dëgjohet në të gjitha ambientet, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e saj në Instagram, Tayna ka sjellur një imazh të ri nga prapaskenat e videoklipit në të cilin erdhi më e ‘nxehtë’ se kurrë duke theksuar linjat e saj perfekte.
“Cila skene ne videoklip ju ka pelqy ma s’shumti?”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e imazhit.

Ndryshe, i kontaktuar nga Indeksonline, menaxheri i reperes, Rinor Hykolli ka konfirmuar se Tayna në fillim të korrikut do të vije më një tjetër projekt./Indeksonline/