75 Mall Live Search
21:45 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Florent Muslija i bashkohet Kosovës

Talenti kosovar pjesë e Hannoverit, Florent Muslija i është bashkuar Përfaqësues së Kosovës në futboll, përcjellë Indeksonline.

Muslija është takuar me kryetarin e Agim Ademin, në praninë e të cilit ka nënshkruar edhe konfirmimin.

Ai do t’i bashkohet “Dardanëve” nga shtatori.

Indeksonline ka arritur të sigurojë fotografi nga arritja e marrëveshjes.

20-vjeçari i lindur në Gjermani është pjesë e Hannoverit, skuadër me të cilën edicionin e shkuar shënoi dy gola në 17 paraqitje. Për U20 e

Gjermanisë ka shënuar një gola në pesë ndeshje.

Me Hannoverin , Muslija ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. /Indeksonline/