Policia paraqitet në shtëpinë e kandidatit kryesor për kryeministër të Britanisë së Madhe
Policia britanike është paraqitur në shtëpinë e kandidatit të konservatorëve, Boris Johnson në orët e para të së premtes.
Sipas njoftimeve, oficerët morën një thirrje nga fqinjët që dyshonin se dëgjonin një zënkë me zë të lartë, shkruan Independent.
‘Scotland Yard’ shkruan që nuk është bërë asnjë arrestim.
Fqinjët dyshojnë se Johnson kishte probleme me partneren e tij, Carrie Symonds.

Ata kishin incizuar zënkën, ku Johnson dëgjohet duke i thënë një gruas të largohet nga banesa.
Asnjë koment nuk është bërë nga kampi i rivalit të Johnson, Jeremy Hunt.
Boris Johnson shihet si kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet për kryeministër në Britani të Madhe pas dorëheqjes së Theresa May./Indeksonline/