75 Mall Live Search
13:00 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Largohen kiosqet në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka nisur largimin e kiosqeve që nuk janë të përdorura dhe të cilat janë të vendosura në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend  Ahmeti, i cili ka shkruar në Facebook se po largohen kiosqet e vjetra të zbrazëta.

“Nëse ka të tilla në lagjet e juaja, ju lutem që ti lajmëroni në 080012233”, ka shkruar ai.

Përndryshe, këto kiosqe të cilat Ahmeti i quan të vjetra, ka raste që asnjëherë nuk janë përdorur që nga vendosja e tyre, para disa vite.

Image may contain: tree and outdoor